Një person i vdekur në aksidentin në Grabovc të Fushë Kosovës
BKT
Lajme

Një person i vdekur në aksidentin në Grabovc të Fushë Kosovës

Një person i vdekur e dy të lënduar është bilanci i një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në fshatin Grabovc të Fushë Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, e cila ka thënë se në aksidenti ka ndodhur në mes të një veture dhe një autobusi.  

“Sot rreth orës 15:30, në fshatin Grabovc, ka ndodhur një aksident trafiku ku për pasojë një person ka vdekur, ndërkaq dy persona të tjerë janë lënduar. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira dy automjete të cilat ishin në lëvizje,  (nje autobus dhe nje veture e tipit Golf). Si pasojë e këtij aksidenti janë lënduar tre persona, njëri prej të cilëve nuk ka arrit të përballojë plagët e shkaktuara nga aksidenti dhe i njëjti ka ndërruar jetë”, ka thënë Ahmeti.


MË SHUME NGA Lajme