​Valdete Daka pas takimit me Thaçin: Nuk biseduam për datë të zgjedhjeve
BKT
Lajme

​Valdete Daka pas takimit me Thaçin: Nuk biseduam për datë të zgjedhjeve

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, pas takimit që zhvilloi me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi tha se kanë diskutuar për afatet kushtetuese në qoftëse mbahen zgjedhje.

Tutje ajo tha se për ndonjë datë të caktuar nuk u diskutua.

“Nuk mund të diskutohet  për datë, pa u shterur të gjitha mundësitë, për zgjedhjet e jashtëzakonshme ne gjithmonë kemi opsione", tha ajo.

E pyetur për buxhetin Daka tha se për atë çështje duhet të diskutohet nëse vendoset për zgjedhje.

“Ato janë çështje që diskutohen pasi të shpallen zgjedhjet, nëse shpallen, KQZ kërkon mjetet e nevojshme nga qeveria dhe vendoset për buxhet sepse ky nuk ka qenë vit zgjedhor dhe nuk e kemi pasur buxhetin e nevojshëm”, tha Daka.


MË SHUME NGA Lajme