Po bëhet serial filmi horror “I Know What You Did Last Summer”
BKT
Kulturë

Po bëhet serial filmi horror “I Know What You Did Last Summer”

Amazon Prime dhe Netflix kanë një rivalitet të madh sa i përket sjelljes së filmave dhe serialeve.

Filmi kult i viteve 90-ta të shekullit të kaluar, “Unë e di se çfarë ke bërë verën e kaluar” është gati të bëhet serial, i cili do të jetë prodhim i Amazon Studios.

Nuk dihet nëse do të kemi mundësi ta shohim Ryan Phillipe, Jennifer Lowe Hewitt, Sarah Michelle Gellar dhe Freddie Prinze në projektin e ri televiziv, por sipas informacionit fillestar, disa prej aktorëve të “I Know What You Did Last Summer” tashmë janë kontaktuar.

Data e fillimit të shfaqjes së serialit gjithashtu mbahet sekret, por qarkullojnë raportime se xhirimet e serialit mund të fillojnë në këtë vit.

Seriali i ri do të drejtohet nga regjisori James Wan, i cili ka drejtuar shumë filma horror si “Saw”, “Annabelle” ose “The Nun”, ndërsa bashkautor do të jetë Shay Hatten, i njohur këtë vit për “John Wick: Kapitulli 3”.

Ndryshe, së shpejti filmdashësit do të kenë mundësi ta shohim edhe rixhirimin e filmit horror “Canydman”, një tjetër hit i vitit 1990.


MË SHUME NGA Kulturë