18:48 / 31.07.2019
Kuvendi zgjedhor i LDK-së të shtunën në ora 10:00
Kuvendin i LDK-së, ku do të zgjidhë kryetarin e partisë, nënkryetarët, sekretarin e partisë dhe anëtarët e Kryesisë, do .të mbahet nga ora 10:00.
Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, duke njoftuar se Kuvendi do të fillojë në ora 10:00, ai ka bërë të ditur se regjistrimi i delegatëve do të fillojë nga ora 09:00.
“Kuvendi i Nëntë Zgjedhor i LDK-së mbahet më 3 gusht 2019 në Hotel Emerald dhe fillon nga ora 10:00, regjistrimi i delegatëve fillon nga ora 9:00”, ka shkruar ai në Facebook.























