17:17 / 01.08.2019
Hoxhaj përshëndetet me O’Connell: Kosova mirënjohëse Britanisë së Madhe
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj, ka thënë se Kosova gjithmonë i është mirënjohëse Britanisë së Madhe për mbështetjen e madhe.
Ai është përshëndetur sot me ambasadorin e Britanisë së Madhe, Ruari O’Connell, dhe me zëvendësin e tij, Tom Adams, të cilët po e përfundojnë misionin e tyre diplomatik në Kosovë. “Një drekë lamtumirëse me Ambasadorin Ruari O’Connell dhe me zëvendësin e tij, Tom Adams, ku biseduam për bashkëpunimin dhe miqësinë tonë të shkëlqyeshme përgjatë viteve. Kosova gjithmonë i është mirënjohëse Britanisë së Madhe për mbështetjen e madhe.”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.























