Tahiri: LDK-ja duhet ta kërkojë konsensusin për kryetar në Kuvend
BKT
Lajme

Tahiri: LDK-ja duhet ta kërkojë konsensusin për kryetar në Kuvend

Analisti politik Ramush Tahiri po konsideron që konsensusi që Kryesia e LDK-së po e kërkon për kryetarin e LDK-së mund të dalë e gabuar.  

Teksa ka folur të enjten në “Debat” te RTK, Tahiri ka thënë se konsensusi duhet të kërkohet në Kuvendin zgjedhor.  

“Ky konsensus që mund të arrihet nga Kryesia nuk mund të jetë edhe në Kuvend. Kjo mënyrë e konsensusit në Kryesi mund të mos e shprehë konsensusin në Kuvend. E mira do të ishte që konsensusi të kërkohet në Kuvend”, ka theksuar Tahiri.

Ai ka cituar Statutin e LDK-së, ku flitet për zgjedhjen e Kryetarit, duke u ndalur tek pika që thekson se kryetari i ri zgjedhet në Kuvend dhe me votë të fshehtë.


MË SHUME NGA Lajme