Isa Mustafa: LDK e fortë dhe unike si asnjëherë më parë
BKT
Lajme

Isa Mustafa: LDK e fortë dhe unike si asnjëherë më parë

Kryetari aktual i LDK-së, Isa Mustafa, i ka hapur punimet e Kuvendit Zgjedhor të kësaj partie.

Mustafa ka thënë se partia me të cilën ai udhëheq është e gatshme që të marrë përgjegjësinë për të udhëhequr me Kosovën

“Jemi shpresëplotë se LDK-ja po shfaq energji, veprim politik të koordinuar mirë dhe në bashkëpunim të plotë me anëtarësinë dhe qytetarët”.

“Ka ardhë koha ta marrim përgjegjësinë për Kosovën dhe t’i sjellim ndryshimet që Kosova ka nevojë”.

“Ka ardhur koha ta ndalim qeverisjen e keqe që e pati Kosova dhe për t’i ndalë skandalet që zgjatën për më shumë se dy vjet”.

“Nuk duam të përfitojmë nga politika e ndarjes, por duam politikë të bashkimit”.


MË SHUME NGA Lajme