VIDEO - Çeku: Kosova ka resurse për turizëm, por nuk ka investime
BKT
Lajme

VIDEO - Çeku: Kosova ka resurse për turizëm, por nuk ka investime

Kosova është vendi që ka potencialet më të mirë në rajon për turizëm, është një vend atraktiv në Evropë, por që fatkeqësisht nuk është investuar as në infrastrukturë, që është edhe elementarja, pra nuk mund të shfrytëzohen komplet këto vende atraktive, sepse fatkeqësisht institucionet tona nuk kanë bërë asgjë ose fare pak.

Kështu tha Zekë Çeku, ekspert i turizmit në emisionin “Mirëmëngjesi Kosovë” në RTK1.

Sipas tij Kosova është një vend shumë atraktive për turizëm, si për resurseve natyrore ashtu edhe par ato njerëzore që është shumë e rëndësishme. Ajo vizitohet falë resurseve që ka, por fatkeqësisht institucionet tona kanë bërë fare pak në këtë fushë.

Ai pohon se në Kosovë ka disa forma të turizmit, si ai urban ku vizitohen muzetë, gastronomia, ku veçohen Prishtina, Prizreni e tjera. Pastaj vizitohen edhe bukuritë natyrore siç janë, Bjeshkët e Rugovës, por vinë edhe turistë që vizitojnë vendet - objektet fetare.

Çeku tha se për Kosovën, në sferën e turizmit, është shumë i rëndësishëm edhe diaspora, vizitat e të cilëve numërohen gjithashtu si turizëm.   

Fatkeqësisht, Kosovës thotë ai, i mungon një plan strategjik për fushën e turizmit, nuk e ka këtë, nuk ka kalendar kulturor, listë të ngjarjeve kulturore.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:


MË SHUME NGA Lajme