Krasniqi: Presidenti të caktojë sa më shpejt datën e zgjedhjeve
BKT
Lajme

Krasniqi: Presidenti të caktojë sa më shpejt datën e zgjedhjeve

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga presidenti, Hashim Thaçi, që sa më shpejtë të caktojë datën e zgjedhjeve.

Pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, ku u mor vendim që seanca e kuvendit për shpërbërjen e Kuvendit të mbahet më 22 gusht, shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Memli Krasniqi, ka kërkuar nga presidenti i vendit, Hashim Thaçi, që të përmbush të gjitha kriteret ligjore e kushtetuese dhe  të caktojë sa më shpejt  datën e zgjedhjeve.

Krasniqi thotë se pas shpërndarjes së Kuvendit, presidenti i Kosovës, duhet të caktojë sa më shpejtë të jetë e mundur datën për zgjedhjet e reja në koordinim më partitë politike dhe në përputhje me afatet kushtetuese, raporton lajmi.net.

Ai tha se duke caktuar datën e zgjedhjeve do të hapet rrugë për krijimin e një qeverie që do të marrë legjitimitet qytetar dhe do të qojë përpara proceset që kanë mbetur pa u përfunduar.

“Ne besojmë që menjëherë pas shpërndarjes së Kuvendit, presidenti në pajtim me partitë të veprojë, duke caktuar sa më shpejtë që është e mundur, brenda afateve kushtetuese, mbajtjen e  zgjedhjeve të parakohshme, në mënyrë që të krijohet hapësire për krijimin e një qeverie legjitime, që do të çojë përpara proceset që për fat të keq kanë mbetur pezull”, ka thënë ai.

Kjo mbledhje e kryesisë së Kuvendit për të shpërndarë Kuvendin, erdhi pas përgjigjes që Kadri Veseli i ka kthyer Hashim Thaçit, duke thënë se si koalicion PDK-AAK-NISMA nuk kanë ndonjë mandatar tjetër për kryeministër.

Gjithashtu, me propozim të kryeparlamentarit Veseli, në seancën për shpërndarje të Parlamentit, para se të votohet për shpërndarje, u vendos që deputetët të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare për fondet IPA, në mënyrë që Kosova mos të humbë asnjë mbështetje ndërkombëtare për fondet IPA.


MË SHUME NGA Lajme