Mustafa: Seanca për shpërndarjen e Kuvendit nuk duhet të dështojë
BKT
Lajme

Mustafa: Seanca për shpërndarjen e Kuvendit nuk duhet të dështojë

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka thënë se e konsideron të arsyeshëm dhe të peshuar mirë vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar më 22 gusht seancën për shpërndarjen e Kuvendit.

Përmes një postimi në Facebook ai ka theksuar se seanca nuk duhet të dështojë për mungesë të deputetëve ose të shumicës prej 2/3. 

Postimi i plotë:

E konsideroj të arsyeshëm dhe të peshuar mirë vendimin e Kryesisë së Kuvendit për të caktuar më 22 gusht seancën për shpërndarjen e Kuvendit. Seanca nuk duhet të dështojë për mungesë të deputetëve ose të shumicës prej 2/3. 
Zgjedhjet organizohen për t’ua mundësuar qytetarëve të shprehin masivisht vullnetin politik e jo për inat të njëritjetrit. Prandaj nuk është e arsyeshme të ndodhin në kohë pushimesh. Sa i përket blerjes së kohës për të arnuar qeveri me PDK-në, siç po tentojnë ta komentojnë disa, u them se për LDK-në “kësaj pune i ka dekë nëna”. Të mos i maltretojmë qytetarët me teori konspirative, por ti ftojmë të bëhemi gati për zgjedhjet e shtatorit. IM


MË SHUME NGA Lajme