Veseli i përgjigjet Sheshelit për kërcënimet, e quan fosil të shovenizmit
BKT
Lajme

Veseli i përgjigjet Sheshelit për kërcënimet, e quan fosil të shovenizmit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherazi edhe lider i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, i ka thënë politikanit serb të njohur si radikal, Vojislav Sheshel, se koha e tij ka perënduar moti.

Vesei ka thënë se ky fosil i shovinizmit të shekullit të kaluar dhe propagandues i iluzioneve të dështuara për Serbi të Madhe duhet ta kuptojë që liria e Kosovës e fituar 20 vjet më parë është e pakthyeshme.

Postimi i plotë:

Krimineli i luftës Vojsllav Sheshel, me gjuhën e tij tipike të urrejtjes dhe me kërcënimin e luftës ka provokuar sërish Kosovën duke bërë thirrje për agresion ushtrak ndaj sovranitetit tonë. Shesheli dhe paramilitarët që e kanë ndjekur, e kanë treguar botërisht mungesën e burrërisë në luftë, sepse nuk kanë guxuar të ballafaqohen me ne luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, por kanë masakruar civilë të paarmatosur, gra pleq e fëmijë të pafajshëm. Ky fosil i shovinizmit të shekullit të kaluar dhe propagandues i iluzioneve të dështuara për Serbi të Madhe, duhet ta kuptojë që koha e tij ka perënduar moti dhe se liria e Kosovës e fituar 20 vjet më parë është e pakthyeshme.


MË SHUME NGA Lajme