20:57 / 07.08.2019
Ismaili: Të flitet si ta zhvillojmë Kosovën, ta lëmë Serbinë
Uran Ismaili nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se debate publik duhet të bartet nga Serbia tek zhvillimi i Kosovës.
Ai ka folur të mërkurën në “Debat” te RTK.
“Diskursi publik duhet të zhvendoset nga Serbia në nevojat e qytetarëve dhe në ate çka Kosova mund të bëjë për tu zhvilluar. Të flasim për atë se çka të bëjmë ne që ta forcojmë Kosovën. Për kërkesat reale të qytetarëve të Kosovës”, ka thënë Ismaili.
Ai është shprehur se polarizimet për çështje identitare po e dëmtojnë Kosovën. “Ndarja në tabore në mesin tonë është e dëmshme. Qëndrimet e Serbisë janë të unifikuara”, ka thënë ai.
Ismaili ka theksuar se partneri ynë strategjik i Kosovës është ShBA.























