Një muaj paraburgim për të pandehurin që vrau gruan e tij
BKT
Lajme

Një muaj paraburgim për të pandehurin që vrau gruan e tij

Një muaj paraburgim i është caktuar të pandehurit me iniciale B.V. që vrau gruan e tij në Prizren.

Kështu ka vendosur Gjykata Themelore e Prizrenit, Departamenti i Krimeve të Rënda.

Në njoftimin thuhet se paraburgimi i është caktuar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale vrasje e rëndë.

I pandehuri, Bajram Velija, ka deklaruar se të gjitha veprimet i ka ndërmarrë në një moment që nuk e ka ditur se si ka ndodhur, ndërsa armën të cilën e ka pasur me vete në natën kritike, ka deklaruar se e ka mbajtur me vete herë pas here për shkak të problemeve me fqinjë.


MË SHUME NGA Lajme