Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit `Mirëmëngjesi Kosovë`, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
Mysafir i parë do të jetë Fehmi Pireva, autor, i cili do të flasë për librin “Prerja e Frikës”.
Ndërkaq i ftuari i radhës do të jetë Fatmir Plakiq, drejtor i Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, i cili do të na njoftojë më detajisht për sigurimet shëndetësore.
Në lidhje të drejtpërdrejt nga Qyteza Pejton do të flasë Alban Gunga, zyrtar nga kompania “Truly Nolen”, i cili na njofton më detajisht për fazen e pestë së dezinsektimit në komunën e Prishtinës.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























