Deputeti i AAK-së i reagon ashpër Rexhep Selimit
BKT
Lajme

Deputeti i AAK-së i reagon ashpër Rexhep Selimit

Deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj ka shpërthyer me akuza ndaj homologut të tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Rexhep Selimi.

Selimi dha kritika sot ndaj vendimit të kryeministrit në largim, Ramush Haradinaj për t'u mbrojtur në heshtje në Gjykatën Speciale në Hagë. Ai tha se në heshtje nuk mbrohet lufta e UÇK-së.

Demaliaj e ka quajtur Selimin ‘gjeneral maneken të luftës’, dhe e ka pyetur nëse ka bërë ndonjë fabrikim kundër Haradinajt në Gjykatën Speciale.


MË SHUME NGA Lajme