15:01 / 15.08.2019
Thaçi: Jemi mirënjohës për mbështetjen e Italisë
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi, ku ka thënë se dy shtetet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera.
“Është gjithmonë kënaqësi të takohem me Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi. Dy shtetet tona kanë marrëdhënie të shkëlqyera dhe jemi mirënjohës për mbështetjen e vazhdueshme të Italisë për popullin dhe shtetin e Kosovës”, ka shkruar ai.























