Ferizaj prezanton katër ganezë
BKT
Sport

Ferizaj prezanton katër ganezë

Klubi i Ferizajt sot i ka prezantuar katër transferimet e reja nga Gana.

Asamoah Samuel (mesfushor), Prince Kwabena Owsu (qendër-mbrojtës), Nupaya Alhassan (Qendër-mbrojtës) dhe Okyere Rockson (sulmues) janë përforcimet e rradhës të këtuj klubi.

“Ne si klub presim shumë nga këta futbollistë, të cilët ishin ndër më të mirët në klubet e tyre, së bashku edhe me futbollistët që kanë qenë pjesë e klubit tonë edhe në sezonin e kaluar dhe me transferimet e reja, besojmë që do të jemi skuadër stabile”, thuhet në njoftimin e klubit.