17:52 / 16.08.2019
Pacolli: Të pashqetësuar për pragun zgjedhor, AKR në terren shumë mirë
Anëtari i Aleancës Kosova e Re, Islam Pacolli, ka thënë se subjekti ku është ai anëtar nuk i frikësohet pragut zgjedhor.
Ai duke folur në “Imazh” te RTK, ka thënë se situate në terren flet që AKR-ja nuk ka nevojë të shqetësohet.
“Për këtë nuk jam aspak i shqetësuar. Kush i bën sondazhet dhe ku bëhen nuk di, por situate në terren tregon ndryshe.Situatën në terren e ka shumë të mirë AKR-ja”, ka thënë Pacolli.
Ai është shprehur se AKR-ja nuk ka vija të kuqe për subjektet e tjera.
Pacolli ka thënë se ende nuk është vendosur se a do të shkojë AKR vetë në zgjedhje apo do të bëjë koalicion parazgjedhor, por sipas tij, më mirë do të ishte që AKR-ja të shkonte vetë në zgjedhje.























