Bayern Munich starton me barazim
BKT
Sport

Bayern Munich starton me barazim

Bayern Munich nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 ndaj Herthës së Berlinit në ndeshjen e parë të sezonit 2019-2020 të kampionatit elitar gjerman.

Në stadiumin e tyre “Allianz Stadium”, bavarezët e nisën mjaft mirë ndeshjen duke arritur të shënojnë në minutën e 24 me anë të të përhershmit Robert Lewandowski.

Mirëpo, gjërat ndryshuan me kalimin e minutave dhe Hertha arriti ta mbyllë pjesën e parë në avantazhin e saj.  Ata arritën të shënojnë dy herë brenda dy minutash, në të 36-ën me anë të Lukebagio dhe në të 38-ën me Grujiç.

Në pjesën e dytë, Bayern u hodh në sulm dhe falë një penalltie të cilën e fitoi vet Lewandowski, polaku e konkretizoi për një barazim 2-2.