Albin Kurti: Më mirë reciprocitet sesa taksë ndaj Serbisë
Kryetari i lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti tha se reciprociteti ndaj Serbisë do të ishte politikë shumë më e qëlluar dhe më e drejtë se sa tarifa 100 për qind, pasi që sipas tij e njëjta do të mirëkuptohej edhe nga faktorët ndërkombëtar.
"Reciprociteti me Serbinë nënkupton që Serbia nuk do të mund të fus mallra në Kosovë sepse ju e dini që certifikatën e prodhimit të mallit në Kosovë me Republika e Kosovës ata nuk e pranojnë pra efektivisht malli i Serbisë nuk do të mund të hyjë, bile tash mund të hyjë nëse janë të gatshëm të paguajnë tarifën. Ne duam reciprocitet dhe unë besoj që reciprocitetin faktorët ndërkombëtarë përfshirë këtu Bashkimin Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kuptojnë shumë më mirë pra e mirëkuptojnë se sa edhe tarifën 100 për qind", ka thënë Kurti për "Zërin e Amerikës".























