Haradinaj: S’jemi protektorat, bota na ka njohur si shtet i pavarur
Kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj ka reaguar përsëri për raportet e Kosovës me aleatët e saj.
Përmes një postimi ka thënë se Kosova është njohur nga shtetet e fuqishme, dhe në këtë formë, s’ka nevojë të bëhet protektorat, shkruan lajmi.net.
Ky është postimi i tij në Facebook:
Bota perëndimore e ka pranuar Kosovën shtet sovran e të pavarur. Prandaj sot nuk kemi nevojë të sillemi si protektorat!
Për mua është e pakuptueshme se si disa politikan e për interesa personale, ende ndihen komodë veç brenda logjikës së protektoratit.
Me mbështetjen e fuqishme edhe të miqve ndërkombëtarë, Kosova sot vendosë vet, edhe për kufijtë, edhe për taksën, edhe për Trepçën, edhe për ushtrinë edhe për dialogun e krejt temat tjera të interesit shtetëror!
Abuzimi me miq nuk është partneritet dhe nuk është në traditën shqiptare!























