Sot dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë - Çeki
BKT
Sport

Sot dalin në shitje biletat e ndeshjes Kosovë - Çeki

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se sot në orët e pasdites do të dalin në shitje biletat e ndeshjes kualifikuese për Euro 2020, Kosovë - Çeki, e cila do të zhvillohet më 7 shtator në orën 15:00, në stadiumin "Fadil Vokrri" në Prishtinë.

Ashtu sikurse deri më tash biletat mund t'i blini nëpërmjet platformës online www.tiks.app.

Ndërkohë të gjithë ata që nuk do të kenë mundësi ta ndjekin këtë ndeshje nga tribunat e stadiumit, si zakonisht emocionet që i dhurojnë Dardanët do të mund t'i përjetojnë nëpërmjet transmetimit të drejtëpërdrejt në RTK 1 HD.