Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
BKT
Lajme

Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

E ftuara e parë do të jetë Marigona Milazimi, dizajnere e çantave, e cila do të flasë për çantat me punëdore.

Për të folur lidhur me fushatën Shtatori sivjet me çanta komplet, të ftuara do të jenë Anisa Ismaili dhe Edita Dula, iniciatore.

Kurse në një lidhje të drejtpërdrejtë do të paraqitet Fadil Hysaj, drejtor i festivalit, i cili do të na njoftojë më detajisht për edicionin e 9-të të Etno Festit, i cili nis nesër.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.


MË SHUME NGA Lajme