Rexhep Ismajli ligjëron në Seminarin e Gjuhës për dialektet e shqipes
BKT
Kulturë

Rexhep Ismajli ligjëron në Seminarin e Gjuhës për dialektet e shqipes

Në kuadër të Seminarit për Gjuhën, Letërsinë dhe Kulturën Shqiptare, albanologu i shquar, akademik Rexhep Ismajli, ka mbajtur ligjëratën me titull “Ndarja dialektore e shqipes, e parë nga aspekti ballkanologjik”.

Ismajli para seminaristëve e albanologëve vendorë e ndërkombëtarë ka treguar se si një kohë të gjatë u diskutua për dialektet e shqipes duke dhënë interpretime të ndryshe.

“Kemi dhe një diasporë tjetër, e cila është përhapur më vone në Bullgari dhe pjesërisht në Turqi dhe sot diaspora tjetër në të gjithë botën. Vepra e parë serioze albanologjike kishte shtruar një diskutim lidhur me dialektet e gjuhës shqipe. Sipas Johan Gjinarit shqipja ka  dy dialekte dhe folësit  e këtyre dialekteve nuk mund të merren vesh deri në fund. Në zonat veriore të toskërishtes kishte më shumë afrim me gegërishten. Eqrem Çabej mendonte se  ndarja e dy dialekteve nuk është krijuar përnjëherë, por është krijuar gradualisht. Ivan Popovic dhe Selishevi mendojnë se kur erdhën në Ballkan ata nuk gjetën shqiptarë, por vetëm romakë”.

“Ata thoshin se shqiptarët janë të ardhur këtej rreth shek 12/13 . Shaban Demiraj dhe Bahri Beci kanë thënë se ndarja e dialekteve është krijuar para ardhjes së sllavëve dhe pas ardhjes së romakëve. Tiparet dalluese të dy dialekteve janë se gegërishtja i dallon zanoret , ndërsa toskërishtja jo”.

Sipas tij, studimet qe kanë të bëjnë për gjuhën shqipe dhe thonë që prejardhje e shqipes lidhet me trakishten.

“Sa i përket të përbashkëtave të rumanishtes dhe shqipes kemi 3 shtresa nga shqipja e lashtë dhe asaj gjuhës rumanishte. Në disa pika dialekti jugor i shqipes është më i afërt me dialektin veriperëndimor të rumanishtes. Risimet qe quan drejt ndryshimeve dialektore kanë nisur me strukturën e rrokjes”, tha ai, raporton EO.


MË SHUME NGA Kulturë