20:48 / 20.08.2019
Veseli për PDK: E re, e freskët, plot entuziazëm, kuadro të kualifikuara
"E re, e freskët, plot entuziazëm, me kuadro të kualifikuara dhe të gatshme për ta luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë". Kjo është PDK-ja, sopas kryetarit të saj Kadri Veseli.
Përmes një postimi në Facebook, Veseli ka thënë se "Ne e ndryshojmë vendin duke ndryshuar vetveten".
Postimi i plotë:
Ne e ndryshojmë vendin duke ndryshuar vetveten dhe duke krijuar hapësirë më të madhe për gratë dhe të rinjtë që të bashkohen në rrugëtimin tonë.
Kjo është PDK-ja, e re, e freskët, plot entuziazëm, me kuadro të kualifikuara dhe të gatshme për ta luftuar korrupsionin dhe për të ndërtuar një të ardhme më të mirë!























