12:04 / 21.08.2019
Aktori Jeton Zogiani i bashkohet AAK-së
Aktori kosovar Jeton Zogiani i është bashkuar Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Lajmin e ka bërë të ditur kryeministri në dorëheqje, njëherësh kryetar i AAK-së Ramush Haradinaj,
“Prej sot AAK-së i është bashkuar njëri prej aktorëve më popullor të skenës, Jeton Zogiani. Kënaqësi t’i uroja mirëseardhje në familjen tonë politike! Një zë që e rritë fuqinë tonë për 100% Kosova”, ka shkruar Haradinaj.























