Giampaolo: Kisha dyshime të Suso, por ai bëri gjera të mëdha
BKT
Sport

Giampaolo: Kisha dyshime të Suso, por ai bëri gjera të mëdha

Trajneri i AC Milanit, Giampaolo duke folur për mediat italiane, në prag të sezonit të ri, ka lavdëruar punën që ka bërë Suso gjatë përgatitjeve, transmeton RTKLive.

Spanjolli gjatë kësaj verë ishte i lidhur me largimin nga “San Siro”, megjithatë, tekniku i “Rossonerëve”, Giampaolo vendosi ta mbaj lojtarin në Milan.

Strategu italian e pranon se në fillim kishte dyshime tek Suso, por sipas tij, spanjolli ka bërë gjëra të mëdha gjatë përgatitjeve.

“Në fillim pata dyshime, por ai bëri gjëra të mëdha gjatë stërvitjeve”, tha Giampaolo. /rtklive/