10:44 / 26.08.2019
RTK reagon ndaj hapjes së faqeve të rreme në emër të tij
Ditëve të fundit në rrjetin social Facebook janë hapur faqe të rrejshme që përdorin emrin dhe logon e RTK-së, duke keqpërdorur kështu besueshmërinë dhe reputacionin që mediumi ynë ka te publiku i Kosovës.
E bëjmë me dije publikun kosovar dhe më gjerë se Radio Televizioni i Kosovës e ka vetëm një faqe zyrtare në Facebook dhe ajo është https://www.facebook.com/rtklivecom/, ndërsa çdo faqe tjetër në këtë rrjet social që mban emrin e RTK-së është e rrejshme dhe nuk përfaqëson Radio Televizionin e Kosovës.
Prandaj, ju lusim që mos të bini pre e informacioneve që japin këto faqe jozyrtare, që nuk dihet kush i ka hapur.
RTK distancohet nga çdo postim që bëhet në ato faqe.
Faqja zyrtare e RTK-së në Facebook duket kështu:
























