20:42 / 26.08.2019
Musliu: Partitë të shkojnë të ndara në zgjedhje
RTKlive
Analisti Betim Musliu, vlerësoi se Vetëvendosje ka synim të vij në pushtet. “Po e shoh Vetëvendosje ka qëllim e synim të vij në pushtet. Unë po e shoh se Vetëvendosje tani është pjekur dhe po don të marrë pushtetin. Unë konsideroj se për mi mat forcat politike, partitë politike është mirë të shkojnë vetëm në zgjedhje”, tha sonte në emisionin “Debat”.
Sipas tij tani ka një euferi për pushtet. “Formulat e partive politike, po i shoh të pamundshme për të iu përgjigjur temave të mëdha, njëra ndër to është edhe dialogu me Serbinë”, tha ai.























