19:22 / 28.08.2019
Rafuna: Buxheti për zgjedhje do të sigurohet
Zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë do të mbahen më 6 tetor. Deri më tani buxheti për mbarëvajtjen e zgjedhjeve ende nuk është siguruar, por Lulzim Rafuna, këshilltar i ministrit në dorëheqje Bedri Hamza, ka konfirmuar për RTK-në, se gjatë ditës së sotme kjo ministri e ka shqyrtuar kërkesën e marrë nga KQZ dhe se KQZ do të ketë mjetet në dispozicion në bazë të procedurave ligjore.
Ndonëse nuk është bërë e ditur dita se kur këto mjete do t'i barten në buxhetin e KQZ-së, Rafuna thotë se Ministria e Financave për hir të mbarëvajtjes së procesit dhe interesit publik, në bazë të dispozitave ligjore do të marrë veprime që KQZ të ketë në dispozicion buxhetin.
Leonora Bërbatovci, RTK























