11:59 / 29.08.2019
“Në LDK flet vetëm Lutfi Haziri”
Lidhja Demokratike e Kosovës përmes një komunkate për media ka njoftuar sot se cili zyrtar i saj është i autorizuar për të dhënë qëndrimet politike të kësaj partie.
Sipas kësaj komunikate, për të gjitha qëndrimet politike të LDK-së i autorizuar është vetëm Lutfi Haziri, shef i shtabit zgjedhor të LDK-së, dhe kontakti me të është direkt.
Komunikata e plotë:
“Të nderuar,
Lidhja Demokratike e Kosovës, njofton të gjitha mediet se për të gjitha qëndrimet politike të LDK-së i autorizuar është vetëm z. Lutfi Haziri, shef i shtabit zgjedhor të LDK-së, kontakti me të është direkt.
Ndërsa për detaje dhe të gjitha aranzhimet tjera përgjegjës është Zyra për Informim, rrjedhimisht person kontaktues është zëdhënësi Besian Mustafa.”























