Iwobi i gëzuar me golin e parë për Evertonin
BKT
Sport

Iwobi i gëzuar me golin e parë për Evertonin

Sulmuesi i Evertonit, Alex Iwobi është i gëzuar me golin e parë që ka shënuar në fanellën e Evertonit.

Ai u transferua këtë verë në ditën e fundit të afatit kalimtar nga Arsenali.

Futbollisti nigerian ka thënë se është duke e shijuar kohën që po kalon.

“Po e shijoj kohën këtu, është një sfidë e re për mua. Jam i lumtur dhe do të bëj ende më shumë. Ishte ndeshje e vështirë, por gjëja më e rëndësishme është të shikojmë për sfidën e radhës. Kemi treguar se mund të luftojmë dhe këtë do ta shohim”, deklaroi ai.