Kosova me fanella të veçanta kundër Anglisë
BKT
Sport

Kosova me fanella të veçanta kundër Anglisë

Kombëtarja e Kosovës do të paraqitet me fanella të veçanta në ndeshjen e 10 shtatorit kundër Anglisë në “St. Mary’s Stadium” në Sauthampton.

Një gjë e tillë është bërë e ditur nëpërmjet një postimi nga FFK-ja, por edhe nga kompania e veshjeve sportive “Fourteen” në rrjetet sociale.

“Sfida e tyre e guximshme nuk do të harrohet kurrë. Për herë të parë Kosova do të luajë rol udhëheqës në vendin ku lindi sporti më i dashur në botë. A jeni gati për fanellën e re? #UEFAEURO2020 #qualification - Anglia vs Kosova, Stadiumi Mary’s – e martë, 20 shtator 2019”, thuhet në publikimin e FFK-së në rrjetet sociale.
Me gjasë fanella e re do të prezantohet vetëm pas ndeshjes kundër Çekisë, e cila do të zhvillohet më 7 shtator në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, në orën 15:00.