19:16 / 29.08.2019
Veseli: Tek vashat e Kosovës shoh entuziazëm për fitore të reja
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka takuar futbollistet e Përfaqësueses së Kosovës.
Veseli me këtë rast tha se rritja e cilësisë në sport i sjellë Kosovës shumë kampionë.
“Masivizimi i sportit, rregullimi i ambienteve sportive, investimi në talente dhe rritja e cilësisë bënë që Kosova të ketë më shumë kampionë dhe të fitojë më shumë tituj, kupa e medalje. Këto rezultate dëshmojnë sa i rëndësishëm është investimi te të rinjtë.”
Me këtë rast numri një i PDK-së shtoi se futbollistet tek futbollistet sheh entuziasëm për fitoret e radhës.
“Sot i takova edhe futbollistet e reprezentacionit të Kosovës, të cilat ishin shumë entuziaste për fitoret e radhës.”
Ndeshjen e radhës vashat e Kosovës do ta zhvillojnë me Turqinë.























