22:16 / 29.08.2019
Veseli mysafir i hasjanëve: Bashkë ishim në luftë, bashkë jemi edhe në paqe
Hasjanët kanë qenë sonte nikoqirë të Kadri Veselit, liderit të Partisë Demokratike të Kosovës.
Veseli përmes llogarisë së tij në 'Facebook' tha se edhe gjatë luftës kishte kaluar shumë ditë e net tek këto familje, duke shtuar se bashkë do të jenë edhe në paqe.
”Mysafir i hasjanëve, mikpritja e të cilëve është gjithmonë e përzemërt dhe bujare. Kam kaluar shumë ditë e net gjatë luftës në familjet hasjane. Dyert e tyre ishin përherë të hapura për luftëtarët e lirisë. Bashkë ishim në luftë dhe bashkë jemi edhe në paqe, në përpjekje për ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për të rinjtë dhe vendin tonë”.

























