15:38 / 30.08.2019
Ky është programi i nesërm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Nesër në emisionin e mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.
E ftuara e parë do të jetë, Prof. dr. Elena Kocaqi - kryetare e fondacionit "Albana",ajo do të na njoftojë për përgaditjet rreth konferencës së fundacionit - "Albana".
I ftuari i dytë do të jetë Nysret Ceti Krasniqi - shkrimtar, i cili do të na njoftojë rreth botimeve të reja.
Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.























