Nagavci: Alternativën e VV-së e refuzoi LDK-ja
Ish deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci, ka reaguar pas refuzimit të ofertës së liderit të VV-së Albin Kurti, nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Nagavci me këtë rast thekson se oferta së pari u refuzua nga Agim Veliu, Isa Mustafa dhe kandidatja për kryeministre e LDK-së Vjosa Osmani.
Ajo thekson se argumenti i tyre se duan të shmangin garën e brendshme, nuk qëndron aspak.
Postimi i plotë:
Alternativën që ne i ofruam LDK-së për koalicion, së pari u refuzua nga Agim Veliu, pastaj nga zt. Isa Mustafa dhe së fundi foli dhe znj. Vjosa Osmani që në fakt deklaroj se mund të tejkalojmë gjithçka, përveç që ajo të jetë kandidatja për kryeministre.
Dhe argumenti i tyre se duan të shmangin garën e brendshme, nuk qëndron aspak.
Një listë e përbashkët, e cila ua jep mundësinë votuesve të të dyja subjekteve për ta votuar të preferuarin e tyre për kryeministër/re do të ishte përparësi për të dy subjektet pasi votat do të shkonin për koalicionin tonë.
Për më shumë mobilizimi i votuesve të të dyja subjekteve dhe atyre që janë të pavendosur, do ta rriste frontin kundër PAN-it. Kjo do të ishte konkurencë pozitive.























