19:39 / 30.08.2019
Limaj: Nisma ka dëshmuar se është parti që ju jep hapësirë të rinjve
Kryetari i NISMA-s Fatmir Limaj, ka bërë të ditur se subjekti që ai udhëheq është mobilizuar për zgjedhjen e parakohshme për Kuvendin e Kosovës që do të mbahen më 6 tetor
Limaj theksoi se NISMA është parti që ju jep hapësirë më të madhe të rinjve.
"Mobilizim i jashtëzakonshëm i strukturave drejtuese të rinisë së Nismës Socialdemokrate.
Djem dhe vajza të reja të mobilizuar si asnjëherë më parë për t’i sjellë një rezultat të madh Nismës në zgjedhjet parlamentare të 6 tetorit.
Rinia e Nismës është promotore e zhvillimit dhe forcimit të partisë sonë.
NISMA ka dëshmuar se është partia që promovon dhe ua jep hapësirën më të madhe të rinjve dhe këtë praktikë do ta ndjekim edhe më tutje.
FL" ka shkruar Limaj.























