Ismaili: Të tjerët i bën bashkë frika e interesi, Kadri Veseli kryeministër
BKT
Lajme

Ismaili: Të tjerët i bën bashkë frika e interesi, Kadri Veseli kryeministër

Pak minuta para se të mbyllet afati për koalicione parazgjedhore ka reaguar nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili.

Ai nëpërmjet një postimi në Facebook ka shkruar se të tjerët i bën bashkë frika, ndërsa PDK-në e veçon guximi dhe besimi në fitoren e sigurt.

Ky është postimi i tij i plotë:

Derisa të tjerët i bën bashkë frika dhe i ndan interesi i ngushtë, neve na veçon guximi dhe na bashkon besimi në fitoren e sigurt. Me popullin dhe Kadri Veselin Kryeministër, PDK-ja do ta çrrënjosë korrupsionin e nepotizmin dhe do të krijojë perspektivë të ndritur për të gjithë. 


MË SHUME NGA Lajme