Baftiu: Ende ballafaqohemi me mungesë barnash
BKT
Lajme

Baftiu: Ende ballafaqohemi me mungesë barnash

Besa Baftiu, nga koalicioni parazgjedhor, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Partia Socialdemokrate (PSD), tha se edhe 20 vite pas luftës ende ballafaqohemi me mungesë barnash e sigurimesh shëndetësore, kjo sipas saj flet se në shëndetësi ka probleme serioze.

“Reformat si duket kanë qenë të gabuara, mungon edhe ligji për sigurime shëndetësore. Kemi mungesë nëpër komuna edhe të mjekëve. Financimi, menaxhimi i gabuar ka bërë që të kemi shëndetësinë që e kemi sot”, tha ajo sonte në emisionin “Debat”, në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas Baftiut përgjegjësia nuk mund t'i lihet vetëm LDK-së, sepse edhe PDK-ja është plotë 15 vite në pushtet.


MË SHUME NGA Lajme