Osmani: Nuk do të lejojmë që politika të ketë hise ne biznese
BKT
Lajme

Osmani: Nuk do të lejojmë që politika të ketë hise ne biznese

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, ka vizituar të mërkurëm parkun e Bizneseve në Drenas.

Ajo  u zotua  se nuk do të lejojnë që politika të ketë hise në biznese.  

Osmani shtoi se në programin e tyre qeverisës do t'i jepet hapësirë bizneseve private, duke u krijuar kushte të mira për të bërë biznes.

Kandidatja për kryeministre mes tjerash tha se nesër do të jetë gati një draft sa i përket listës së deputetëve, dhe se deri me datën 6 shtator do të jetë e kompletuar, në ditën  kur edhe përfundon afati për dorëzimin e listave në KQZ.


MË SHUME NGA Lajme