​AAK-PSD nuk e nënshkruajnë paktin e Veselit për luftë kundër korrupsionit
BKT
Lajme

​AAK-PSD nuk e nënshkruajnë paktin e Veselit për luftë kundër korrupsionit

Pas Lidhjes Demokratike të Kosovës, edhe partnerët e koalicionit parazgjedhor të 6 tetorit, AAK dhe PSD janë shprehur kundër nënshkrimit të paktit për luftimin e korrupsionit, të paraqitur ditë më parë nga kreu i PDK-së Kadri Veseli.

Kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, pas takimit me kreun e PSD-së Shpend Ahmeti, tha se janë të gatshëm për zgjedhje.

I pyetur se a do ta nënshkruajnë Paktin kundër korrupsionit të kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, Haradinaj tha se një ofertë e tillë është e pakuptimtë në kohë fushate.

"Tani ne po punojmë t’i fitojmë zgjedhjet dhe nuk është koha e ofertave të tilla. Korrupsioni është prezent që 20 vjet dhe është pakuptim në fushatë të dilet me oferta të tilla", tha ai.

Duke folur rreth kërkesës drejtuar në Kushtetuese se a kanë të drejtën e marrjes së vendimeve si qeveri në dorëheqje, Haradinaj  tha se ende nuk e ka lexuar vendimin e saj.


MË SHUME NGA Lajme