Mustafa: Ende nuk është finalizuar lista me kandidatë për deputetë
BKT
Lajme

Mustafa: Ende nuk është finalizuar lista me kandidatë për deputetë

Pas mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së, zëdhënësi i kësaj partie Besian Mustafa theksoi se ende nuk është finalizuar lista me 110 kandidatë për deputetë, meqë sipas tij, ka afat edhe nesër për dorëzimin e listës në KQZ.

Ai siguroi se të gjithë kandidatët do të kenë të kaluar të pastër ligjore, por që nuk deshi të flasë me emra.

Kjo parti në mëngjesin e sotëm ka mbajtur edhe mbledhjen e kryesisë lidhur me listën e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet që do të mbahen më 6 tetor.


MË SHUME NGA Lajme