Idrizi dhe Tahiri: PDK do të marr 30 për qind të votave
Zyrtarët e PDK-së Valdete Idrizi dhe Abelard Tahiri, kanë dhënë parashikimet e tyre se kush do të fitojë zgjedhjet e 6 tetorit.
(E plotësuar) Tahiri dhe Idrizi, në RTV Dukagjini, kanë thënë se PDK do të dalë e para me 31 përqind. Partinë e dytë ata e kanë radhitur LDK-në, pastaj koalicionin AAK-PSD, të katërtën Vetëvendosjen.
Sipas zyrtarëve të PDK-së Nisma-AKR nuk do ta kalojnë pragun.
Sipas zyrtarëve të PDK-së kjo parti do të fitojë në shumicën e komunave të Kosovës.
Idrizi: Vetëm PDK guxon ta luftojë korrupsionin
Valdete Idrizi nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë në Debat Plus në RTV Dukagjini se askush më mirë se PDK nuk mund t`i shpall luftë korrupsionit.
Sipas Idrizit PDK ka bërë reforma duke inkuadruar njerëz të rinj që janë të përkushtuar në luftën kundër korrupsionit.
"PDK guxon ta bëjë këtë", tha Idrizi në debatin televiziv përballë analistëve. Bashkë me Idrizin në këtë debat është edhe ministri i Drejtësisë dhe zyrtari i lartë i PDK-së Abelard Tahiri.























