VIDEO-Policia e Kosovës për 20 vite ka arritur të jetë sipas standardeve
BKT
Lajme

VIDEO-Policia e Kosovës për 20 vite ka arritur të jetë sipas standardeve

RTKlive

Në vazhdën e aktiviteteve një javore të shënimit të 20 vjetorit jubilar të themelimit të PK-së sot do të mbahet ceremonia e 20 vjetorit të Policisë së Kosovës.

Major Brahim Sadriu, tha se për këto 20 vite Policia e Kosovës, ka pasur arritje. “Në fillim kanë qenë mbi 100 kandidatë, policia e ka pasur emrin Shërbimi Policor i Kosovës (SHPK)”, tha Sadriu sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).

Sipas tij për këto 20 vite Policia e Kosovës ka kaluar nëpër sfida dhe procese të ndryshme.

Ai tha se pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ka pasur më shumë zhvillim të Policisë së Kosovës. “Ky 20 vjetor i Policisë së Kosovës ka qenë me sfida, vështirësi, por edhe suksese”, tha ai.


MË SHUME NGA Lajme