VIDEO- Zeka: Ftoj qytetarët të dalin në votim që pastaj mos të ankohen
BKT
Lajme

VIDEO- Zeka: Ftoj qytetarët të dalin në votim që pastaj mos të ankohen

Kryetari i Partisë Euroatlantike, Milaim Zeka, tha se (PEK) partia e tij nuk ka dashur të bëjë koalicion. Nuk ka dashur të bashkohet me partitë për të cilat ai ka thënë se ato kanë shkaktuar kaos në Kosovë.

“Në listën tonë në PEK, na është bashkuar edhe Partia Republikane, ata do të jene pjesë e listës sonë për deputet të Kuvendit të Kosovës. Na janë bashkuar deputetë, profesor, e figura të shquara. Duam që në listat tona të përfshimë njerëz të rijë. “Ftoj qytetarët të dalin të votojnë, nuk po i them të votojnë për mua, të votojnë për këdo që duan, mos të ankohen pastaj këtë kërkesë për dalje në votim, duhet ta bëjnë edhe partitë tjera“, tha Zeka në emisionin Imazh.

Sipas ti kushdo që do të vije në krye të qeverisë do ta heq taksen ndaj Serbisë. Kjo do të ndodhë edhe nëse kryeministër i ardhshëm do të jetë Ramush Haradinaj.

“Kam thënë se do të votohet demarkacioni, ashtu ka ndodhë, po them se taksa do të hiqet pavarësisht. Taksa nuk ka sjell efekt, ne do ta bëjmë atë që na thotë Brukseli”, thotë ai.

Sipas tij par gjendjen e tanishme fajtore është edhe PDK-ja, e cila sipas tij nuk e kundërshtoi kryeministrin Ramush Haradinaj, kur e ka vërejtur se ai po konfrontohet me perëndimin.

Zeka tha se në Partinë Euroatlantike ditëve të fundit janë anëtarësua emra të shquar, profesor të rinj, ekspert të shumë fushave.

Për më shumë ndiqni videon në vazhdim:

 


MË SHUME NGA Lajme