Kurti uron Kosovën: Fitore e merituar
BKT
Lajme

Kurti uron Kosovën: Fitore e merituar

Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurti ka uruar lojëtarët e përfaqësueses së Kosovës.

Kurti para disa minutash me një postim në facebook ka uruar kombëtarën e Kosovës, duke e quajtur fitore të merituar.

“Rinia jonë nuk vuan nga mungesa e talentit dhe e aftësive por nga mungesa e përkrahjes dhe e mundësive. Futbolli është dëshmi se ne jemi popull që punojmë po aq sa tjerët dhe se me përkushtimin dhe mbështetjen e duhur nga shteti do të mund të shkëlqenim në secilën fushë e të sfidonim secilin shtet. Urime për fitoren e merituar! Shpresojmë shumë e urojmë me zemër të na gëzojë me fitore edhe kombëtarja në ndeshjen e sontme me Francën”, ka shkruar Albin Kurti.

Lideri i Vetëvendosjes, për herë të parë i ka dalë në përkrahje Kombëtares së Kosovës në futboll. 


MË SHUME NGA Lajme