Haliti: Duke kujtuar dëshmorët kujtojmë luftën e lavdishme të UÇK-së
BKT
Lajme

Haliti: Duke kujtuar dëshmorët kujtojmë luftën e lavdishme të UÇK-së

Nënkryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, i cili pritet të jetë në listën për deputet nga PDK, Xhavit Haliti ka marrë pjesë në zbulimin e pllakës përkujtimore për dëshmorët Ramiz e Sherif Brahimaj dhe për martirët Rexhep, Mursel e Nemka Brahimaj, në lagjen Haxhiaj në Novosellë të Pejës.

“Historikisht në këtë lagje kanë kumbuar krismat e pushkëve të lirisë. Kështu ishte edhe në luftën e fundit. Duke kujtuar këta dëshmorë dhe martirë, kujtojmë luftën e lavdishme të UÇK-së”, ka shkruar  Haliti në Facebook.


MË SHUME NGA Lajme