Matoshi: Qeveria Haradinaj mori vendime të mëdha
BKT
Lajme

Matoshi: Qeveria Haradinaj mori vendime të mëdha

Sot janë bërë dy vjet prej kur është votuar qeveria Haradinaj tashmë në dorëheqje .

Se çfarë qeverisje ka pasur në Kosovë për këto dy vite,të mirat dhe te metat e kësaj qeverisje u debatua sot në emisionin “Imazh” në Radio Televizionin e Kosovës (RTK 1), me mysafirët Halil Matoshi dhe Arbër Rexhaj.

“Krijimi i ish qeverisë ka ardhur me shumë probleme, ku ne një farë mënyre ishte krijuar një krizë instuticionale në vend, por u krijua një qeveri e cila me 61 vota mezi ka qëndruar ne kuvendin e Kosovës dhe pas daljes së Listes Serpska nga institucionet, përkatësisht prej qeverisë së Kosovës, qeveria praktikisht ka qenë qeveri e pakicës, ka thënë Matoshi.

Ai tha se kjo qeveri ka mbijetuar falë vendimeve të fuqishme dhe të mëdha të kryeministrit Haradinaj dhe me ndihmën e partisë Social Demokrate ne rastet më te mira, siç është themelimi i Ushtrisë së Kosovës dhe votimi i statutit të Trepçës.

Matoshi tha se qeverisja Haradinaj do të mbahet në mend për sovranizimin e plotë të Kosovës.

Rexhaj: Qeveria Haradinaj ishte qeveri i pakicës

Arbër Rexhaj tha se qeveria  Haradianj ka qenë qeveri e pakicës, e meqë ka qenë qeveri e pakicës nuk e ka pasur legjitimitetin e plotë për të udhëhequr,por është ndihmuar nga paterica e saj PSD-ja për të kaluar ca projektligje, dhe kur erdhi në pyetje çështja e autostradës së Dukagjinit, kryeministri Haradinaj e nxori një letër të cilën e kishte qysh para katër javëve në sirtarët e vet, dhe tha se do të jep dorëheqje dhe do të shkoi në Gjykatën Speciale ta mbrojë veten si individ duke mos e përfaqësuar këtë karakterin shtetëror.  

Për më shumë ndiqeni videon e më poshtme:

 


MË SHUME NGA Lajme