Tahiri: PDK i ka mundur të gjithë sa herë ka dal në zgjedhje
BKT
Lajme

Tahiri: PDK i ka mundur të gjithë sa herë ka dal në zgjedhje

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës ka thënë se kjo parti do të dal fituese në zgjedhjet e 6 tetorit.

Në Debat Plus në RTV Dukagjini, Tahiri ka dhënë edhe argumentet e tij për këto deklarata. Sipas tij deri më tani partitë opozitare nuk kanë dhënë argumente se si do të qeverisin dhe se nuk kanë ndonjë vizion të qartë për këtë.

"Argumenti i parë është se PDK do të angazhohet në luftën kundër krimit dhe korrupsionit e cila ka filluar jo tash por gjatë qeverisjes së kaluar në fuqizimin e ligjit dhe konfiskimin e pasurisë së paligjshme", tha Tahiri. 

Sipas tij argumenti tjetër është se PDK ka përballë dy partitë më të mëdha opozitare të cilat janë të thyera dhe se i kanë mundur sa herë kanë dal në zgjedhje.


MË SHUME NGA Lajme